Mosmarrëveshje për pronë, djali i shkon babait në shtëpi dhe gjuan me armë
Pronat shpesh bëhen “mollë sherri” mes familjarëve, miqve e të njohurve në Kosovë.
Një rast i tillë ka ndodhur në Suharekë mes babait dhe djalit.
Me këtë rast, ky i fundit ka shkuar në shtëpinë e prindit dhe ka gjuajtur me armë zjarri.
Bile, veprimin e tij e kishte filmuar dhe e kishte postuar edhe në rrjetet sociale.
21-vjeçari, S.A, është arrestuar nga policia.
“Patrullat policore pasi që kanë dalë në vendngjarje, fillimisht e kanë gjetur një fishek në automjetin e të dyshuarit e më pas kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin si dhe e kanë gjetur armën e tipit Moris by AIAK Cal. 9 mm , me të cilën i njëjti dyshohet të ketë shtënë në ajër, po ashtu i kanë gjetur edhe tre fishekë të tjerë”, thuhet në njoftim.