“Mos më prisni nxënës”, reagimi prekës i familjarës së gruas e cila u vra nga burri i saj me sëpatë

Arsimtarja e Gjeografisë Sadije Miftari-Godeni të premten e 25 nëntorit është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti i saj Izet Godeni, i cili i mori jetën me sëpatë duke e ndarë kështu nga jeta, familja e më të dashurit e saj. Ky krim i rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre në lagjen “Tophane” në Prishtinë, pas së cilës 70-vjeçari Godeni u dorëzua në polici.

Reagimet ishin të shumta pas lajmit se një grua mbeti e vrarë nga burri i saj.

Një nga familjarët e gruas tashmë të ndjerë, ka bërë një postim prekës në të cilin ka shkruar disa rreshta mjaft emocionues.

Ndër të tjera në postimin e bërë thuhet , “Mos më prisni nxënës, unë lash zilen e mëngjesit që të zgjohem për ju, nuk e dija!… mos më prisni fëmijët e mi, e di që dashuria ime ska për tu mjaftuar kurrë mirëpo uroj që të jeni mirë dhe të më kujtoni si herën e fundit që më keni parë“.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Në këtë dhomë.. Në këtë dhomë ku erdha me dashurinë e botës, lash vajzërinë time, u bëra grua krenare dhe shumë “e lumtur”, në këtë dhomë ku varfëria nuk vërehej, ishim të ngopur me dashurinë e fëmijëve. Në këtë dhomë ku përgatisja ushqimin për ju, në këtë dhomë ku ju dhashë shumë dashuri. U mundova shumë të jete edhe e bukur, punova me shumë mund, madje u mundova të blej dhe ca stoli.. Në këtë dhomë ku bleva dhe shtratin tim më të mirë që të paktën të bëj gjumin rehat… Është mesnate, fillova të mendoj për jetën time që nga fillimi, nuk e di, u ndjeva e lumtur për një çast, mendova fëmijët e mi, më në fund të gjithë ishim mirë. Kaluan gjitha sfidat e jetës, endjeva veten se më në fund po e shijoj shtratin tim… Nipi dhe mbesa, arsyeja që dua të vazhdoj jetën (zot më jep një ditë e më shumë të shijoj ndjesinë e gjyshes, qenka jashtëzakonisht e bukur). Më zuri gjumi me mendime shumë të bukura, mos ndoshta është nata më e mirë e jetës sime”.

Lexo edhe:  Merr flakë një ndërtesë, një objekt fetar dhe një shtëpi në Gjakovë

“Çfarë po ndodh!!!… i dashur je ti? Mos më prisni nxënës.. Unë lash zilen e mëngjesit që të zgjohem për ju, nuk e dija!… mos më prisni fëmijët ë mi, ë di që dashuria imë ska për tu mjaftuar kurrë mirëpo uroj që të jeni mirë dhe të më kujtoni si herën e fundit që më keni parë.. mos më prisni familja ime, motra dhe vëllezër, unë iu lash juve që më herët, iu lash për njeriun e zemrës time. Sadije Muhtari Godëni, Të përkujtojnë më mall Familja MUHTARI”, përfundon postimi./sinjali