Befason mërgimtari: “Du me ba pare me TikTok e me u ba youtuber i njohur, se tu punu nuk mun bën pare”

Një djalosh i ri ka befasur me një përgjegje dhënë një gazetari në sheshin e qytetit të tij.

Ai ka treguar se momentalisht është duke punuar me CNC në vendin ku jeton në Gjermani, shkruan Jepi zë.

Por sipas tij ai nuk po mund të mbledh mjaft para për punën që po e kryen në shtetin gjerman, ani pse paguhet mirë.

Mërgimtari po mendon se pare më shumë mund të firojë përmes TikTok-ut, shkruan jepizë, pastaj të bëhet edhe youtuber i njohur ku pagesat rriten edhe më shumë.

Ndryshe edhe në Kosovë kemi shumë qytetarë që tani po e konsiderojnë që më shumë ia vlen të merren me këto rrjete sociale dhe të mos punosh punë tjera, ndërsa kjo është mjaft e shprehur tek të rinjtë që përmes videove të ndryshme të fitojnë para./Jepi zë

Lexo edhe:  “Policia nuk t’rujnë gjithë”: I riu në Prishtinë kërcënon babanë e tij, 63-vjeçari thotë se ndihet i rrezikuar