“Mora fjalë” e “Sërish vjen marsi” këndohen në Kuvendin e Kosovës

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës po këndohet kënga “Mora fjalë” e këngëtares Shkurte Fejza.

Kjo po ndodhë për herë të parë në seancë solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu në Kuvend ka kënduar sot edhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri.

Ai këndoi këngën “Sërish vjen marsi”

5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.

Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq.

Lexo edhe:  Shembull i mirë: Pacolli e jep rrogën e këtij viti për familjet e prekura nga vërshimet