Monika: Para se të hyja në BBVK ma linin ‘seen’, tash duhet të presin në rend tash pak

Këngëtarja e njohur, Monika Salihu e cila iu bashkua edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, pas mbarimit të kësaj eksperience duke se po i shijon të mirat e saj.

Ajo së fundmi është shprehur se me pjesëmarrjen në BB, njerëzit kanë filluar ta respektojnë e vlerësojnë më shumë.

“Para hyrjes në shtëpitë e Big Brother VIP Kosova shumë nuk më kishin për respekt, më linin mesazhet pa përgjigje”.

“Ndërsa tani është kthyer në ‘typing’, që do të thotë se tani janë ata që më shkruajnë mua pa pasur nevojë të inicioj unë komunikimin. Por tani duhet të presin në rend pak, sepse unë kam marrë më shumë vlerësim dhe respekt”, tha Monika në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”.

Lexo edhe:  Xhuli: Vajzat e reja dëshirojnë çanta nga meshkujt, të mençurat duan investime, banesë