“Nuk e kisha pritë asnjëherë”, Santiana konfirmon prishjen e miqësisë me Albën – tregon arsyen

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana ka konfirmuar prishjen e shoqërisë me ish-banoren, Albën.

Siç tha Santiana, kjo prishje e miqësisë erdhi pas daljes së Albës nga shtëpia, e cila nuk e kishte përkrahur asnjë moment Santianën që vazhdonte lojën për çmimin e madh.

“Kur dola jashtë e pashë që nuk më ka përkrah, as edhe një moment. Edhe mua më pengoi shumë, u dëshpërova shumë. Nuk e di qysh më ka pa ajo jashtë, por ka mendu që unë nuk jam mirë me publikun, edhe nashta ka vendos edhe ajo mos me më përkrahë”.

“E takova në finale, ia thashë do fjalë, por nuk mujta me e qartësu shumë. Të nesërmen veç ia heka follow-in, se nuk më duhet një njeri kur unë jam më së keqi me m’u zhduk, e kur jam mirë me më përkrah”.

“Unë jam kap nëpër debat për atë, nuk e kisha pritë asnjëherë me ma kthy në këso mënyrë. S’kam marr sqarim, as nuk dua sqarim. Unë e kam pa, s’më ka përkrah asnjë sekondë”, shtoi ajo për “Artistët Shqiptarë”.

Lexo edhe:  E akuzoi rëndë, Afrona i reagon Bleros publikisht