Momenti kur ambulanca merr gruan e cila ishte hedhur nga ballkoni, i shpëtoi më të keqës duke përfunduar mbi një veturë!

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të vetëvriten. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur viktimat shpëtojnë mrekullisht.

Një rasti i tillë ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një familje u trondit kur e kuptuan se vajza e tyre 32-vjeçare ishte hedhur nga ballkoni i banesës.

Gjithçka dyshohet se ndodhi në orët e para të së premtes, kur viktima shfrytëzoi kohën derisa familjarët ishin në gjumë dhe deshi t’i jap fund jetës.

Në pamjet që ka siguruar 02Press shihet se viktima ka rënë nga ballkoni mbi një veturë që ishte e parkuar poshtë banesës, por që fatmirësisht shpëtoi.

Motivet ende nuk dihen, ndërkohë që për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Prokuroria, me ç’rast kanë nisur hetimet për “Vetëvrasje në tentativë”.

Video KËTU

Lexo edhe:  Diplomojnë 46 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës