Momenti i fundit gjallë – Publikohet video e re e Almës me fëmijët mbi urën e lumit Buna

Ora shënon 20:21 minuta dhe Alma Arrazi vijon rrugën drejt urës mbi Bunë, ndërsa nga pamjet shihet se vajza e madhe ecën anës barrierës mbrojtëse të urës.

Nga pamjet shihen minutat e fundit të Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur, pak minuta para se ajo të vetëhidhej bashkë me ta në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Buma në Shkodër.

Në pamje shihet se Alma ka në krahun e saj të djathtë dy vajzat e saj, ndërsa në krah të majtë mban përdore djalin e mitur.

Siç shihet në pamje ajo vijon rrugën e qetë së bashku me fëmijët ndërsa tek ajo nuk shihen shenja nervozimi.

Pastaj për shkak të errësirës, pamjet nuk shihen më. Dyshohet se kjo të jetë dhe ora, kur 39-vjeçarja të ketë ndërmarrë dhe aktin e rëndë të vetëflijimit bashkë me tre fëmijët.

https://vm.tiktok.com/ZMMWNU9f9/

Lexo edhe:  Zeka: Jam duke i përgatitë vajzat me ikë prej Kosovës, këtij vendi i mungojnë tri gjërat më elementare