Mitrovicë: Burri rrah gruan pasi i kërkoi të kujdesej për fëmijën, ajo e denoncon në Polici

Një grua nga Mitrovica e ka denoncuar në Polici personin me të cilin është duke bashkëjetuar, me pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj saj. Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në fshatin Suhodoll, sot paradite.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktima e ka denoncuar të dyshuarin për dhunë fizike, pas një zënke që kishin pasur gjatë ditës së sotme.

Deri te zënka dyshohet se ka ardhur pasi viktima i ka kërkuar të dyshuarit të kujdeset për fëmijën dhe aty ka plasur sherri, kur ai ka nisur ta sulmojë atë, duke e goditur me grushte në kokë. Si pasojë e lëndimeve, ajo është dërguar menjëherë në spital, për trajtim mjekësor.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar të dyshuarin, me ç’rast Policia është vënë në lëvizje dhe ka arrestuar të njëjtin.

Ndaj tij, kanë nisur hetimet për veprën penale “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Skënderaj: Arrestohet pas mesnatës një përson në Klinë të Epërme