Ministra e deputetë prezent në rivarrimin e Liridones

Ministra të dikastereve të ndryshme dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në rivarrimin e Liridona Ademajt.

Donika Gërvalla, Rozeta Hajdari, Xhelal Sveçla janë disa nga ministrat që po marrin pjesë në këtë ceremoni mortore.

Në lamtumirën e fundit për të ndjeren, të pranishëm janë edhe deputetët Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila dhe Hajdar Beqa.

E ndjera sot do të rivarroset në vendlindjen e saj në Rracaj të Gjakovës.

Ndaj tre të dyshuarve, përfshirë edhe bashkëshortin e saj, Naim Murseli, gjykata ka vendosur masën e paraburgimit.

Lexo edhe:  Mërgimtari vdiq në Kosovë, u dërgua pa shenja jete në spital pasi konsumoi pije energjike