Mitrovicë: 27-vjeçari përdorues i narkotikëve rrah babain me rrip, ai kërkon ndihmë nga Policia

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Shpeshherë këto telashe vijnë si pasojë e përdorimit të alkoolit e substancave narkotike. Një rast i tillë ka ndodhur dje në qytetin e Mitrovicës, ku një i ri ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rastin në Polici e ka denoncuar një 54-vjeçar, i cila ka deklaruar se i biri ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij, duke e sulmuar me rrip pas një mosmarrëveshje që pasur me njëri-tjetrin.

Mësohet nga sinjali, i dyshuari është Sh.U., 27-vjeçar, i cili është përdorues i narkotikëve dhe për shkak të sjelljeve të tij të pakontrollueshme, babai u detyrua të kërkojë ndihmën e Policisë.

Me të marrë informatën, njësitet policore janë vënë në lëvizje me ç’rast kanë arrestuar të dyshuarin dhe e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku është përballur me denoncimin kundër tij. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë për veprën penale “Dhunë në familje

Lexo edhe:  Rrahje brenda dhe jashtë lokalit të “Elan Petrol”, gjuhen edhe me armë