Mitrovicasit gati të rrahen mes vete për shkak të 2 eurove false dhe “ekspertizat” me magnet që po ua bëjnë monedhave

Tash e sa kohë janë shpërndarë sasi e konsiderushme e monedha 2 euroshe false.

Një rast sot në Mitrovicë gati ka përfunduar në rrahje mes një shitësi dhe një konumatori në një biznes privat, shkruan Jepi zë.

Një qytetar i ka thënë “Jepi zë” se qytetari kur ka shkuar të paguajë, shitësi nuk ia ka pranuar monedhën 2euro duke pretenduar se është false.

Por klineti nuk ka panuar se kjo moneshë është false duke detyruar pronarin e biznesit të ja argumentojë me një magnet, pasi monedha false ngjitet ndërsa ajo orgjinale jo.

Ky “eksperiment” ka nervozuar edhe më shumë mitrovicasin duke e quajtuar shitësin si ekspret që zbulon parat false.

Ndryshe kjo situatë është bërë mjaft problematike pasi shumë biznese duke përfshirë furrat e kompanitë e taksive nuk po pranojnë fare monedhën 2 euro dhe kjo po shkakton një nervozizëm tek qytetarët./ Jepi zë

Lexo edhe:  Seferi nga kryeqyteti i Serbisë: Beogradi është i zbrazët, nuk mundi të festojë