Mitrovicasi Gramos Shala ka nevojë për ndihmë, po i duhen 45 mijë euro për operim në Turqi

Mitrovicasi Gramos Shala ka publikuar një njoftim në profilin e tij në Facebook, ku po kërkon ndihmë për shërim.

Ai ka thënë që prej dhjetorit të vitit të kaluar ka nisur trajtimin për një sëmundje të rëndë, shkruan “Jepi zë”.

Deri tash, ai ka shpenzuar rreth 100 mijë euro për trajtim, mirëpo po i duhet t’i nënshtrohet edhe një operimi javën e ardhshme.

Për operim, atij i duhen edhe 45 mijë euro, të cilat nuk po mund t’i sigurojë. Për këtë, ai ka kërkuar ndihmë.

Statusi i plotë i tij:

Të dashur shoqe dhe shokë,

Në dhjetor të vitit të kaluar jam diagnostikuar me NEOPLAZMË MALINJE TË TESTISIT me metastazë në regjionin retroperitoneal.

Që nga ajo kohë jam duke u trajtuar në Turqi, ku fillimisht i jam nënshtruar një intervenimi kirurgjik e pastaj 4 cikleve të kemoterapisë.

Pas kemoterapisë aktiviteti i tumorit është ulur rreth 90%, ndërsa masa nuk është zvogëluar prandaj edhe duhet t’i nënshtrohem intervenimit kirurgjik për largimin e kësaj mase.

Trajtimet e deritashme kanë pasur kosto shumë të lartë (diku mbi 100,000€), të cilën kam arritur ta mbuloj me ndihmën e familjarëve dhe miqve, mirëpo mundësitë janë shterrur dhe tani më duhet ndihma e secilit për përballimin e kostos financiare të intervenimit të cilit do t’i nënshtrohem të marten me datë 06.06.2023.

Të bashkangjitur mund të gjeni profaturën e intervenimit si dhe llogarinë time bankare.

Ju faleminderit paraprakisht të gjithëve.

Me shumë respekt e dashuri,

Lexo edhe:  I dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares emër i njohur për Policinë – mbi të rëndon dyshimi edhe për dhunë në familje