Mitrovicasi e raportoi si të zhdukur vajzen e tij pasi nuk u kthye nga “shitorja”: E mitura gjendet duke bashkëjetuar me të dashurin në Gjilan

Dy ditë më parë në Mitrovicë, një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj me pretekstin se do të shkojë në shitore për të blerë diçka, por s’është kthyer më në shtëpi.

Babi i saj tejet i shqetësuar ka raportuar rastin në stacionin policorë në Mitrovicë, sepse vajza e tij nuk po i përgjigjej në telefon por as nuk po mund ta gjente askund, përcjell Jepi zë

Pas veprimeve hetimore, e mitura është gjetur në qytetin e Gjilanit, ku ka nisur bashkëjetesën me personin me të cilin deklaron se është në lidhje dashurie.

Bazuar në dëshminë e saj, ajo ka shkuar atje me dëshirën e saj dhe pa qenë nën presion nga askush.

Lexo edhe:  Mërgimtari i gatshëm: Të nis mësimi, i paguaj (100€) gjithë mësuesit e fshatit tim!