Ministrja Rizvanolli thirrje qytetarëve: Ndezni bojlerin dhe përdorni lavatriçen pas orës 00:00
Ministrja Artane Rizvanolli i është kthyer sugjerimeve për kursim të energjisë.
Ajo sot ka kërkuar nga qytetarët të lëshojnë bojlerin dhe lavatriçen pas orës 24:00, shkruan “Jepi zë”.
Statusi i plotë:
“Të dashur qytetarë,
Sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.
Për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik ju lusim që të kurseni dhe të optimizoni shfrytesimin e energjisë elektrike.
⚡️Shkyçni dritat e panevojshme
⚡️Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00
⚡️Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
⚡️Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
⚡️Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00
Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, shkruan ajo.