Mbetet e mbyllur rruga që lidh Kosovën me Malin e Zi për shkak të borës

Vendkalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, vazhdon të jetë i mbyllur, për shkak të reshjeve të borës.

Qendra për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë të dielën në ora 18:00, ka njoftuar se kjo pikë kufitare është e mbyllur.

Ky vendkalim ishte mbyllur edhe më 23 janar për shkak të reshjeve të borës.

Lexo edhe:  Rifat Jashari në Gllogjan: Kur të bëhen bashkë shqiptarët, arrihet amaneti i atyre që kanë rënë brez pas brezi