Ministri Peci shkarkon këshilltarin e tij që u arrestua sot për korrupsion

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci do ta lirojë sot nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj. Vendimi vjen pas arrestimit të tij nën dyshimet për korrupsion.

“Këshilltari do të largohet deri sa drejtësi të thotë fjalën e fundit për këtë rast” ka thënë Flutura Mustafa për Indeksonline, shefe e kabinetit të ministrit Peci.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se policia ka realizuar sot bastisje në pronat e Faruk Mujkës, Kryeshef i “Ibër-Lepencit” dhe Hysen Muzliukajt, këshilltar i ministrit Faton Peci.

Ata dyshohen për korrupsion në kohën kur ishin pjesë e qeverisjes së Agim Bahtirit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Mitrovicës.

“Me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve me inicialet F.M. dhe H.M.

Lexo edhe:  Kërcënohet kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi – i dyshuari përfundon në pranga të Policisë