Shtrenjtohet mielli, ky është çmimi aktual për 5 kg

Çmimi i miellit ka pësuar një ndryshim gjatë ditës së djeshme. Nga 3 e 58 centë sa ishte ditë me parë, tash 5 kilogramë miell janë bërë 3 e 76 centë. Pra, është ngritur për afro 20 centë çmimi.

Një thes miell, prej 25 kilogramë, aktualisht shitet me një çmim prej 15 euro e 79 centë nëpër tregjet e Prishtinës, sipas një tabele të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila ka filluar me publikimin e çmimeve ditore për artikujt bazë.

Ky çmim zbatohet tek mielli që importohet nga prodhues të ndryshëm në Kosovë.

Mirëpo, çmim për miellin që shitet nga 5 kilogramë ka ndryshuar.

Lexo edhe:  Fotografi i njohur nga Skënderaj, Sefer Aliqkaj, ofron stikersa falas për bojkotimin e produkeve serbe