Ministri Murati tregon kriteret që duhet plotësuar për punësimin e “mbajtësit të familjes”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka treguar për planin e qeverisë, që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet të cilat nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.

“Si Qeveri kemi garu në dy shtylla kryesore në programin tonë. Ato dy shtylla kanë qenë punë dhe drejtësi. Sic edhe ka prezantu kryeministri gjatë fundjavës, përderisa javën e kaluar kishim një mori ligjesh që kaluan në Kuvend për sa i përket fushës apo dhënies së drejtësisë në vend, kemi poashtu edhe një masë të re sa i përket punësimit. Bëhet fjalë për punësimin e “mbajtësve të familjes” apo kryesisht për ato familje të cilat nuk kanë asnjë të punësuar”.

Sipas Muratit, dy vitet e fundit kanë qenë të vështira, sic thotë ai, “duke marrë paraysh që kemi pasur kriza të vazhdueshme”.

“Nuk është se ka qenë aq e lehtë dy viteve të fundit, duke marrë paraysh që kemi pasur kriza të vazhdueshme duke filluar me pandeminë, pastaj energjinë elektrike si problem në vitin e kaluar, dhe pas kësaj në luftën në Ukrainë, pra me invazionin rus në Ukrainë kemi edhe krizën inflacionare, pra rritjen e çmimeve. Si Qeveri jemi mundu të marrim masa të nevojshme për të mbështetur qytetarët. Kemi pasë pakon ekonomisë. Poashtu kemi dorëzu në Kuvend edhe ligjin për pagën minimale, pra e cila në rastin e kalimit do të mundësoj edhe rritjen e pagës minimale, për herë të parë pas 11 vitesh,dhe kemi dorëzuar marrëveshjen ndërkombëtare për reformën e skemave të asistencës sociale, e cila do të mundësoj një reformim e trajtim më të mirë për familjet në nevojë”.

“Në kuadër të kësaj, kemi ndërmarrë masën ‘Qeveria për familjet’, e cila do të mundësoj, pra bizneset që janë të interesuara të punësojnë ‘mbajtës të familjes’, t’i mbështesim me 70% të pagës bruto, pra subvencionimi është në vlerë deri në 300 euro. Paga mund të jetë më e lartë, por subvencionimi 70% e pagës, deri maksimumi subvencionim 300 euro”.

Lexo edhe:  Hajnat në Pejë thyejnë muret e barnatorës dhe avullojnë barna në vlerë të 10 mijë euro dhe 500€ cash

Ai në fund ka treguar për kriteret që duhet plotësuar për të aplikuar për secilën kategori.

“Do t’i publikojmë edhe kriteret për të aplikuar për secilën kategori. Bizneset që duan të punësojnë mbajtës të familjes, duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punës dhe të tregojnë për numrin e stafit dhe çfarë pozitash ju duhen, cilat janë kualifikimet. E në anën tjetër, ata persona që vijnë si mbajtës të familjes duhet të vijnë poashtu në Agjencinë e Punës dhe kësisoj të tregojnë se për cilat fusha duan të punojnë/kanë aftësi, në mënyrë që Agjencia e Punës ta bëj këtë bashkimin mes dy palëve”.

“Nëse një kompani i ka 10 punëtorë, mund t;i punësoj deri në 3 persona nga kjo masë, tha ministri Murati”.