“Njëherë pastrimi i listave pastaj flasim për pagat”, Hekuran Murati ka një lajm të keq për veteranët

Ministri i Financave është pyetur për pagën minimale, saktësisht për kërkesat e veteranëve të Kosovës, të cilët duan të përfshihen në këtë ligj e ku pensioni i tyre do të ishte 250 euro.

Ai në këtë përgjigje ka folur sikurse shefi i tij Albin Kurti, i cili në takim me veteranët kishte thënë se njëhere duhet pastrimi i listave e më pas diskutimi për zgjidhjen e problemit.

“Ne kemi pasur një takim, zyra e kryeminsitri ka marrë përsipër që të dërgoj një prpopozim se si të zgjidhet kjo çështje… po besoj kemi pas një reagim nga OVL UÇK, reagim publik. Po besoj se mund të arrijmë një dakordim me një ligj të ri pas listës së pastruar dhe mund të bisedojmë se si të trajtohet dinjitetshëm kjo kategori e shoqërisë”, tha ai ndër të tjera.

Lexo edhe:  Tri aksidente brenda pak minutave në fshatin Rezallë