Mësuesja nga Mitrovica, Arjeta Peci, nuk e zbaton vendimin e SBASHK-ut, mban mësim me nxënësit e saj

Përkundër vendimit të SBASHK-ut, që mësimi të pezullohet deri atëherë kur kërkesat e mësimdhënësve të plotësohen, një mësuese nga Mitrovica e ka bërë të kundërtën.

Arjeta Peci, arsimtare e teknologjisë, ka vazhduar mësimin me nxënësit e saj në shkollën Shaban Idrizi, duke ua shpërndarë edhe librat.

Ndryshe, Arjeta është e bija e Muharrem Pecit, pensionerit që u punësua nga Qeveria e Albin Kurtit në Bordin e Trepçës.

Lexo edhe:  Policia arreston menjëherë personin që dyshohet se plagosi 11 dhe 31 vjeçarin