Mësoni parashikimin e motit, deri kur do të ketë reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Në pjesën e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndërsa pasdite pritet dobësim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Njoftimi për ditët e tjera:

Të mërkuren – Mot kryesisht i vranët, por i qetë.

Të enjten-Mot i ngjashëm me ditën e merkurë, por më i ftohët.

Të premten- Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.

Lexo edhe:  Vedati: Një nuse e mençur, di ta bëjë vjehrrën për vete