Trajkoviq thotë se ka zbuluar marrëveshjen e Vuçiqit me amerikanët për pranimin e marrëveshjes

Sipas politikanes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, Aleksandar Vuçiq po tenton të ‘arrijë një marrëveshje me administratën amerikane’.

Madje sipas saj që nga dita kur përfundoi seanca e Kuvendit të Serbisë ku u diskutua për Kosovën, Vuçiq foli aq shumë për sulmet ndaj familjes së tij në veçanti djalit, sa që po tenton të heq të gjitha përgjegjësitë e mundshme nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt nga mjedisi kriminal si Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq, përmes projektit të afrimit me administratën amerikane, transmeton Telegrafi.

Siria veri-perëndimore e rrafshuar, tërmeti shkaktoi tragjedi edhe atje kr…
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, presidenti serb po kërkon amnisti për familjen e tij, për veten e tij, si dhe për klanin rreth tij – duke u pajtuar me propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Kushdo që e ka shikuar Kuvendin me vëmendje, ka mundur ta shohë se Vuçiq po punon për shfuqizimin e atyre strukturave kriminale, dhe kështu ofrohet për projektin e afrimit dhe pranimit të planit”, shtoi Trajkoviq për Danas.

“Ajo që më lëndoi tmerrësisht si gjatë seancës ashtu edhe më pas është përpjekja për të liruar familjarët e tij dhe Milan Radoiçiqin, por edhe përpjekja për të eliminuar gazetarinë hulumtuese”, tha ndër tjera Trajkoviq

Lexo edhe:  Thes me dinamit në Prishtinë, policia arrin ta kap njërin prej të dyshuarve