Mësohet si vdiq mjeku 35 vjeçar në Gjilan
Gjilani është tronditur nga vdekja e hershme e mjekut 34 vjeçar, Rasim Sefiu.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Sefiu humbi ndjenjat në fushë gjersa po luante futboll me kolegë të tij, dhe nuk arriti të mbijetoj sulmin e pësuar.
Dita e djeshme nuk ishte e lehtë emocionalisht për dokun nga Gjilani ngase kujtonte pikërisht dje 3 vjetorin e vdekjes së babait të tij, ish-doktorit Rexhep Sefiu.
Rasim Sefiu ishte specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale.