Mësimdhënësi vushtrrias sulmohet nga qentë endacak, i shkaktojnë lëndim në këmbë

Mësimdhënësi dhe gazetari nga Vushtrria, Mentor Hajrizi, është sulmuar sot nga një tufë e qenëve endacakë të cilët i kanë shkaktuar edhe një lëndim në këmbë.

Për këtë ka njoftuar ai përmes llogarisë në facebook ku ka shkraur se sot në orët e mëngjesit në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” është sulmuar nga një tufë e qenëve endacakë. Hajrizi thotë se pas sulmit ka njoftuar edhe organet e rendit, ndërsa ka publikuar fotografi nga lëndimi që ka marrë në këmbën e majtë.

“Qentë endacakë më sulmuan në një mënyrë të beftë. Atë çast, pa ndërprerje, egërsisht dhe trishtueshëm më lehnin. Kjo tufë qensh m’u sulën ashpër, ndryshe edhe ma shkaktuan një gjendje të amullt dhe ma lënduan këmbën e majtë. ” ka shkruar Hajrizi.

“Me shpresën se me rastin tim do të përmbyllet gjithçka e kësaj natyre, kërkoj nga komuna dhe nga ministritë gjegjëse që të punojnë më shumë rreth shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve. ” ka shkruar ndër të tjera Hajrizi.

Lexo edhe:  Njoftimi i KEDS, ku do të ndalet rryma sot