Merret një vendim ndaj shoferit të autobusit që shkaktoi aksidentin në Podujevë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin e autobusit që u përfshi në një aksident ditën e djeshme, me ç’rast dy persona humbën jetën.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Më 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), sipas KPRK-së”, tha Ulaj.

Ndryshe, përveç dy viktimave që humbën jetën, nga aksidenti mbeten të lënduar edhe fëmijë të cilët kanë marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre, është deklaruar mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, i cili ka thënë se gjendja shëndetësore e fëmijëve është stabile, por kanë mbetur me lëndime të rënda nga aksidenti.

Lexo edhe:  Tifozët serbë i përzunë lojtarët pas rënies nga Kampionati Evropian