Merr flakë një veturë në Prizren (Video)

Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën Prizren – Reçan.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se pjesa e përparme e veturës është kapluar nga flakët, teksa disa persona largojnë gjërat që ndodhshin në bagazhin e veturës.

Nuk dihen arsyet që shkaktuan zjarrin.

Lexo edhe:  Rast i rëndë në familjen Lani në Klinë: Ky është burri 58-vjeçar që vdiq dje, u gjet i shtrirë në tokë