Rast i rëndë në familjen Lani në Klinë: Ky është burri 58-vjeçar që vdiq dje, u gjet i shtrirë në tokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në familjen Lami në fshatin Poterq i Epërm në Klinë, ku një burrë 58-vjeçar është gjetur pa shenja jete. Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen e tij, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Selim Lanin, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor pasi viktima u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës.

Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se i moshuari ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë deklarata e një fqinji të të ndjerit, i cili ka deklaruar se e ka gjetur të ndjerin të shtrirë në tokë, teksa po kthehej në shtëpi.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Edhe nga Policia Rajonale në Pejë e kanë konfirmuar rastin.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.”, ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish ushtari i UÇK-së nga Prekazi