Mërgimtarja nga Suedia kërkon ndihmën e Policisë, thotë se burri po e kërcënon dhe shantazhon

Gratë kosovare çdo ditë kërkojnë ndihmën e Policisë, pasi vazhdimisht janë viktima të kërcënimeve, shantazheve e dhunës në familje, ku të dyshuar zakonisht janë bashkëshortët e tyre.

Për një rast të tillë që ka ndodhur së fundi në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një mërgimtare nga Suedia që ka denoncuar bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se po e kërcënon dhe po e shantazhon.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari përpos viktimës, ka kërcënuar edhe familjarët e 40-vjeçares, duke ngjallur kështu tek ata frikë dhe shqetësim.

Si rezultat i denoncimit të rastit, njësitë policore kanë marrë veprimet e nevojshme hetimore dhe gjatë ditës së djeshme kanë arritur që hetuesit policorë ta intervistojnë të dyshuarin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 41-vjeçari të dërgohet në mbajtje dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Kanosje’ dhe ‘Shantazh’.

Lexo edhe:  Vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë, i riu serb: E kuptoj 13-vjeçarin për sulmin në shkollë, ishte i nënçmuar si unë