Mërgimtarin e zë sherri me Policinë, gjuajti shtatë herë me armë duke festuar martesën e nipit – i konfiskohet pasaporta gjermane

Martesa e nipit i ka kushtuar me arrestim dhe konfiskim të pasaportës gjermane një mërgimtari, sot në Gjilan. Ai përfundoi në Polici pasi dyshohet se gjuajti me armë derisa ishte në kolonën e veturave që ishin nisur për ta marrë nusen e nipit.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari A.B., 32-vjeçar është prangosur pasi Policia mori informacionin dhe ndaloi veturën në të cilën ndodhej.

Ai po dyshohet se ka gjuajtur rreth shtatë herë me armë, për të festuar, dukuri kjo mjaft e shpeshtë, e cila përveç e kundërligjshme, është edhe e rrezikshme.

Pas arrestimit, burime nga Prokuroria kanë bërë të ditur se mërgimtarit i është gjetur një armë me mbi 20 fishekë që u sekuestruan nga zyrtarët policorë bashkë me gëzhojat e gjetura.

Të shtënat me armë e lanë mërgimtarin edhe pa pasaportën gjermane, dokument ky që i është konfiskuar.

Autoritetet kanë marrë vendim që ta njoftojnë Ambasadën gjermane në Kosovë lidhur me këtë rast, ndërkohë që hetimet ndaj të dyshuarit kanë nisur për armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe:  Lajm i rëndë për dhe sportin kosovar: Vdes legjenda e futbollit nga Mitrovica