Mërgimtari nga Vushtrria vdes në një aksident trafiku
Të martën në media u raportua për një ngjarje tragjike në Francë.
Si pasojë e një aksidenti një mërgimtar e ka humbur jetën atje.
Ngjarja u konfirmua nga policia dhe organet shëndetësore franceze.
Siç bëhet e ditur viktima është V.B, nga fshati Duboc i Vushtrrisë, me banim në Francë.
Ai ishte pjesë e diasporës shqiptare që jetonte dhe punonte në Francë, duke mbajtur gjithnjë lidhje të forta me vendlindjen dhe familjen.
Derisa ende nuk janë bërë të ditura informacionet rreth ceremonisë së varrimit.
Familjarët njoftuan se kjo do të bëhet e ditur me kohë.