Mërgimtares ia vjedhin kuletën me dokumente e 700 euro në poligonin e gjuajtjes ‘Reload’ në Prishtinë

Një mërgimtare nga Zvicra ka rënë pre e hajnave, mbrëmë rreth orës 20:00, në poligonin e gjuajtjes ‘Reload’ në Prishtinë.

Rasti është denoncuar nga viktima e këtij rasti, një 27-vjeçare, e cila ka njoftuar Policinë se dikush ia ka vjedhur portofolin.

Në bazë të dëshmisë së saj, është kuptuar se aty kishte dokumentet e saj të identifikimit, të shtetit zviceran, si dhe një shumë të të hollave prej 700 euro.

Ajo e zbuloi se i mungonte portofoli posa doli nga lokali dhe menjëherë e raportoi rastin.

Lidhur me këtë rast, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.

Lexo edhe:  E rëndë: Vajza 23-vjeçare tenton t’i jap fund jetës së saj në qendër tregtare, i pret venat