Nënkalimi në Vragoli i mbushur me ujë

Banorët e Vragolisë së Fushë Kosovës janë në hall me nënkalimin për hyrje-dalje në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Nënkalimi ka kohë që është i bllokuar dhe i mbushur me ujë ndërsa banorët duhet të bëjnë kilometra për të gjetur një tjetër.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga ky nënkalim ku shihet i mbushur përgjysmë ujë.

Ata i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të intervenojnë dhe ta lirojnë për qarkullim nënkalimin.

Lexo edhe:  Vjedhja e pesë veturave në Gjakovë, arrestohen dy të dyshuar