Menaxheri i Rozanës nxjerr bisedat e saj me Olta Gixharin, ku ajo ia uron fitoren para se të hynte në BBVA

Debati mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit ka marrë një kthesë të re pas publikimit të mesazheve private mes Rozanës dhe Oltës, motrës së Gertës.

Menaxheri i Rozanës ka ndarë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram bisedën e zhvilluar mes saj dhe Oltës në WhatsApp, duke hedhur dritë mbi pohimet e saj se aktorja e kishte mbështetur para hyrjes në Big Brother VIP Albania 4.

Në mesazhet e publikuara, Olta i shkruan Rozanës: “Suksese shpirti. Mu bë qejfi shumë për ty dhe do më bëhet akoma më shumë kur të fitosh Big Brother”.

Ndërsa Rozana ia kthen: “Zemra, të dua shumë, hahaha s’kam firmosur unë asgjë, akoma jo një herë s’di”.

Lexo edhe:  Shqipja flet me Adrin: Blerando është afruar me juve që të afrohet më pas tek unë