Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ahmet Haxha në Shipol të Mitrovicës

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit Ahmet Haxha në Shipol të Mitrovicës.

Ai ka thënë se dëshmori Haxha së bashku me të tjerët do të mbeten përjetësisht të respektuar nga i gjithë kombi shqiptar.

Mehaj ka thënë se të gjithë dëshmorët kanë bërë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri.

“Mitrovica qyteti jonë heroik qëndroi, rezistoi e mbijetoj furtunave më të rënda me anë të së cilave armiqt tanë shekullor synonin ta tjetërsonin e ta përvetësonin. Por, trimat e këtij trualli iu dëshmuan armiqve se e kishin gabim dhe planet e tyre nuk do të jetësoheshin e nuk do të jetësohen asnjëherë”, shkroi ai në Facebook. /Zëri

Lexo edhe:  Albina dhe familja Kelmendi në finale të Eurovisionit