Me mbi 50 mijë vetura erdhën mërgimtarët në Kosovë për festat e fundvitit
Qytetarë të Kosovës, të cilët jetojnë e veprojnë në vende të ndryshme evropiane e më larg, kanë vendosur që festat e fund vitit t’i kalojnë në vendlindje.
Vetëm gjatë këtij muaji qindra e mijëra mërgimtarë kanë ardhur në Kosovë me mbi 54 mijë automjete. Po ashtu qindra mijëra të tjerë kanë ardhur me autobusë e aeroplanë.
Derisa as këtë fund vit nuk kanë munguar kolonat e pritjet të cilat vazhdojnë të përsëriten gjatë pushimeve të dimrit e verës.
Kjo situatë është bërë e padëshirueshme, jo e këndshme dhe e neveritshme sidomos për bashkatdhetarët që vijnë për pushime në vendlindje.
Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, tregojnë për Gazetën Sinjali, se nga 1 dhjetori deri më sot kanë hyrë në Republikën e Kosovës 54 mijë e 46 automjete dhe 88 autobusë.
Sipas raporti të BKS-së po ashtu kanë ardhur edhe 5 minibusë, 74 motoçikleta, 2 automjete të punës,47 automjete speciale, 874 kamionë deri 1 tonë, 974 kamionë mbi 1 tonë, 639 rimorkio, kamion e autobusë , 1 rimorkio për vetura dhe 41 rimorkio tjera.
“Totali i mjeteve që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtij muaji janë 56 mijë e 821”, tregojnë nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.
Derisa nga Policia nuk janë deklaruar lidhur me numrin e qytetarëve që kanë hyrë në Kosovë gjatë këtij muaji.