“Me ma të mëdhenjt në vend”, Bogujevci poston selfie me Kurtin, Konjufcën e Bislimin

Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevvci ka publikuar një “selfie” në të cilën shihen kryeministri Kurti, zëvendësi i tij, Besnik Bislimi si dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Gjithashtu, në këtë fotografi është edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila.

E për ta përshkruar fotografinë, Bogujevvci është përkujdesur që ta përdorë një shprehje të rep grupit “Babastars”, duke i quajtur krerët e shteti si “ma të mëdhenjtë në vend”.

“Me ma të mëdhenjt në vend”, ka shkruar Bogujevci.

Lexo edhe:  Mashtrohet vushtrriasi, veturën e 31 mijë eurove e shiti por nuk i mori paratë – e denoncon të dyshuarin