“Më kapi për fyti”: Afaristi në Lipjan denoncon funksionarin e LVV-së, ai e mohon ngjarjen

Udhëheqësi i një agjencioni turistik në Lipjan, po ashtu aktivist qytetar, Ymer Troshupa ka denoncuar në Policinë e Kosovës një rast të kanosjes.

Ai ka thënë sot se është kërcënuar nga asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Lipjanit, Alban Salihu.

Troshupa, në një deklarim për Paparcin, tha se rasti ka ndodhur në një nga pikat e pompës së derivateve ‘ExFis’ në qytetin e Lipjanit. Tha se asamblisti Salihu është menaxher në pikën e ‘ExFis’ ku pretendohet të ketë ndodhur ngjarja.

“Më ka kapur për fyti dhe më ka larguar jashtë lokalit, normal që edhe unë kam përdorur mënyrat për vetmbrojtje, rastin e kam hapur në polici. Ai më tha që unë punët i kryej edhe privatisht edhe publikisht” tha Troshupa.

Lexo edhe:  Fundjavë me rrebeshe shiu e bubullima, ky është parashikimi i motit për ditët në vijim