Gani Geci shfaq gjendjen në Gjinekologji, thotë se nipi i porsalindur iu infektua me Rotavirus

Ish deputeti Gani Geci ka shpërndarë në Facebook një video shqetësuese që pretendon se shfaq “gjendjen e mjerueshme në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK”.

Geci informon publikun se e bija e tij, që është edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, kishte lindur fëmijën në spitalin e Gjinekologjisë në QKUK.

Ai ka pretenduar se nipi i është infektuar nga papastërtia me Rotavirus, sëmundje infektive.

“Lindja ka qenë normale, nipi im Nili në spital pas lindjes nga papastërtia është infektuar me Rotavirus, një sëmundje infektive. Për me ba analizën për këtë virus mjekët e kanë rekomanduar që analiza të bëhet me procedurë të shpejtë por nga gabimet e teknikëve është fut në procedurë të ngadalësuar. Marigona, duke e ditur se ky virus mund të jetë i rrezikshëm nëse nuk parandalohet i ka dërguar me i ba analizat në një laborator privat, brenda 2 ore janë kthy analizat dhe nipi im ka rezultuar pozitiv me Rotavirus”, ka shkruar Geci.

Megjithatë, ai shton se nipi i tij ka rezultuar pozitiv me Rotavirus.

Lexo edhe:  Përplasen gjermani dhe britaniku që ishin në UÇK, njëri i kërkon tjetrit “t’i qërojnë hesapet” në debat televiziv