“Me dashtë edhe fëmijën tem e mbys/ Zbulohet identiteti i burrit dhe detaje tronditëse të dhunës në familjen gjilanase

Sot u raportua për një rast mjaft të rëndë e të trishtë që ndodhi të shtunën mbrëma në një familje në rrugën “Sami e Shaban Ukshini” të Gjilanit, ku një grua ishte viktimë e dhunë psikike e fizike, si dhe kërcënimeve me vrasje nga bashkëshorti i saj. Ajo u kanos seriozisht nga i dyshuari i cili përveç që e sulmoi atë, rrahu edhe fëmijën e tyre. Kjo bëri që ajo ta marrë guximin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia. Thirrja e saj i vuri në lëvizje njësitet policore, me ç’rast i dyshuari u kap dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar identitetin e tij dhe detajet mjaft tronditëse lidhur me këtë rast?.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Besmir Azemin, 29-jveçar, i cili po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, me qëllim për të ushtruar kontroll mbi të, duke e kërcënuar edhe me vrasje.

Sinjali mëson se i dyshuari në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij, por një eskalim i tillë nuk kishte ndodhur kurrë më parë. E keqja që iu kanos viktimës, ishte shumë e rëndë dhe serioze, pasi i dyshuari në mes shumë fjalëve ofenduese dhe kërcënuese i tha “Oj kur** mos u përzij me fëmijën tem se pak me dashtë e mbys”.

Ai po dyshohet se e rrahu pamëshirshëm viktimën, duke e kapur për flokëve, e duke e grushtuar, deri në atë pikë sa ia mbylli gojën, duke ia vështirësuar frymëmarrja. Çka e bën edhe më të rëndë këtë rast është se gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi në sytë e fëmijëve të tyre të vegjël.

Ndryshe, Sinjali raportoi se viktima që një kohë përjeton dhunë nga burri i saj, por asnjëherë nuk ka pasur guximin që të njoftojë Policinë, pasi ishte kërcënuar seriozisht se nëse e bën një gjë të tillë do ta pësojë ajo dhe familja e saj. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, i dyshuari e kishte kanosur me vrasje bashkëshorten e saj, e cila kishte vendosur të hesht përballë ditëve e netëve që kalonte me dhunë.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes afaristi dhe pronari i "Gjelltore Trepça", Sejdi Parallangaj

Si rezultat i këtij denoncimi, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, e cila në Stacionin Policor është përballur me denoncimin kundër tij. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.