“Me 3% nuk punon as Iphone”, Faton Peci tallet me LDK-në pasi ia prishën koalicionin – por të njëjtit ia bën numrat në Asamble para 1 muaji

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, duket se nuk ka arritur ta mbajë marrëveshjen me LDK-në, pasi kjo e fundit ka njoftuar se e ka shkëputur.

Madje, Peci ka zgjedhur të tallet me ish-partinë e tij, LDK-në, duke thënë se me “3% nuk punon as Iphone”, shkruan “Jepi zë”.

Kjo tallje vjen pasi LDK-ja me 4 numra në Asamble, ia bëri shumicën Faton Pecit për të shmangur bllokadën në Kuvendin komunal. Derisa votat e LDK-së kishin vlerë kruaciale, nuk u përmend 3%-shi në garën për kryetar, mirëpo u bë tani kur u prish koalicioni.

Për saktësi, LDK-ja për Kuvend Komunal ka marrë mbi 10%, andaj i ka edhe 4 asamblistë në Kuvend Komunal. Duhet theksuar se krisja e koalicionit erdhi pasi Faton Peci deshi të diktonte edhe drejtorët nga LDK-ja, ani pse me marrëveshje i takonin kësaj të fundit.

Lexo edhe:  Zhvarrosen prindërit e Shefqet Krasniqit, ai del në vendngjarje dhe jep një mesazh