Mbi 1 milionë euro para kesh në bankë, 2 banesa, 1 shtëpi, 2 parcela: Pasuria e Ramajt të VV-së që bën thirrje për bojkot të Devollit

Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Alim Rama ‘peshon’ hiç më pak se 1 milione e 278 mijë euro para kesh në bankë.

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka rikthyer në kujtesë pasurinë e deklaruar të tij deri në vitin 2021, ku përfshihen edhe dy banesa, një shtëpi dhe dy parcela.

Mehmetaj shkruan:

Wow…

Sekretari Organizativ i Vetevendosjes vec para kesh ne banke i paska 1 milion e 278 mije e 41 euro.

Madje keto ne vitin 2021, kur eshte obligu me deklaru pasurine si anetar i KQZ-se nga Vetevendosje.

Tash si sekretar i partise s’eshte i obliguar ta deklaroje me pasurine.

720 mije euro i paska pas ne bankat e Kosoves e mbi 550 mije ne nje banke ne Amerike.

I paska pas deklaru edhe 2 banesa, 1 shtepi e 2 parcela.

Ehh baba i vet, s’paska faj ky qe po fton me bojkotu produkte.

Ani keta kishe t’u fol kunder oligarkeve.

Lexo edhe:  Skandali seksual në kampin e Kombëtares së Shqipërisë në Dortmund, publikohen detaje