Mbërrin një tjetër zarf në shtëpinë e Big Brother Vip dhe jep lajmin e mirë banorëve
Në shtëpinë e Big Brother Vip ka mbërritur një zarf i bardhë, ku iu është dhënë lajmi i mirë banorëve. Ato kanë mundësinë që të realizojnë një koncert me ndihmën e orkestrës së Top Channel.
Detyra e secilit banorë është që të përzgjedhin këngët që ata dëshirojnë që të këndojnë dhe t’i tregojnë në dhomën e rrëfimit.
Vëllai i Madh do i mundësojë tekstet e printuara dhe tonalitetin që ata dëshirojnë të këndojnë.
Nga ana tjetër, Jori Delli ka si detyrë që me të gjithë djemtë e shtëpisë, të zgjedhë një këngë, të cilën do ta kërcejë duke krijuar një koreografi.