Mashtrohet vushtrriasi, mërgimtari ia merr 2500 euro por s’ia jep veturën – kërkon ndihmë nga Policia

Nuk janë të rralla rastet kur kosovarët përfitojnë kundërligjshëm shuma të majme parash duke mashtruar.

Ndonëse arrijnë të kapin para, të tilla veprime i fusin në telashe me ligjin. Shumë herë kosovarët përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë pasi bien pre e rasteve të tilla, që iu shkaktojnë humbje, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë ka nisur hetimet Prokuroria Themelore në Mitrovicë, si dhe një person është shpallur në kërkim.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është denoncuar nga një 60-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi dyshon se është mashtruar nga një mërgimtar, të cilit ia dha 2500 euro për blerjen e një veture.

Viktima, i cili është nga Vushtrria dhe i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) kanë bërë marrëveshje për shitblerjen e një automjeti, por një gjë e tillë s’u respektua nga ky i fundit, i cili u zhduk dhe nuk dihet asgjë për të.

Pasi ia dërgoi paratë të dyshuarit, por veturën nuk e mori, viktima vendosi që të denoncojë rastin, ku ka rrëfyer para hetuesve policorë gjithçka që dihet për marrëveshjen që kishte lidhur me të dyshuarin.

Si rezultat i denoncimit, pas dhënies së deklaratës nga ana e viktimës dhe mbledhjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Mashtrimi”, derisa të zbulohen detajet

Lexo edhe:  Rrahje brutale në RTK, dhëndri i Hysni Ngucatit ia thyen hundët kamerierit të bufesë