Policia kufitare në aksion, kap 57 dele dhe 6 lopë duke u kontrabanduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare kanë kapur 57 krerë dele dhe 6 lopë, pa dokumentacion përkatës.

“Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10  në fshatin Ramijan, komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971. Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të  ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45, në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974.”

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të  ngarkuar gjashtë krerë gjedhe për të cilat nuk posedonte dokumente përkatëse.

“Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Nesër varroset drenicasi që vdiq para disa javësh në vendin e punës në Itali