Marrëveshja për dokumente, Sheholli vjen me dy paralajmërime: Tash fillon loja e madhe, s’ka dialog pa formimin e Asociacionit
Drejtori i IAMN, Fatmir Sheholli komentuar lajmin për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive, ku sipas tij tani do të fillojë një lojë e madhe.
Në një prononcim për GazetaBlic, Sheholli thotë se kjo marrëveshje do t’i bëj Kosovës presion për formimin e Asociacionit, në të kundërtën sipas tij nuk do të ketë dialog.
“Tash fillon loja e madhe: Nuk do të ketë dialog pa formimin e Asociacionit, Serbia kërkon që të respektohet marrëveshja e Kumanovës, ku në bazë të rezolutës 1244 do të kërkohet kthimi i personelit të sigurisë së Serbisë për ruajtjen e institucioneve fetare serbe, që janë 999 persona”, tha Sheholli