Djali e rrah babën 62 vjeçar me shuplakë, intervenon policia

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “At Nik Prela” të Ferizajt.

Në një shtëpi në këtë rrugë, djali 30-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, të cilin e ka goditur shuplakë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar vet babai 62-vjeçar, i cili ka deklaruar se djali e tij e ka sulmuar fizikisht pas një zënke që patën në shtëpi.

Përballë kësaj situate, ai ka kërkuar ndihmë, me ç’rast një njësi policore e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka vendosur që t’ia caktojë masën e ndalimit policor për 48 orë, për veprën penale “dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Ky është shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me vdekje në Zhur të Prizrenit