Trajkoviq pas marrëveshjes së dokumenteve: Serbia me Vuçiqin në krye, u fundos në mënyrë diplomatike

Politikania serbe e Kosovës Rada Trajkoviç ka thënë se marrëveshja e fundit e arritur mes Kosovës e Serbisë e ka mbështetur këtë të fundit për muri.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia pas 10 vitesh me Vuqiqin në krye, nuk do të jetë as pjesë e dialogut.

“Mirë që kemi një marrëveshje që do të mundësojë lirinë e lëvizjes, por përmbajtja e saj – zyrtarizimi i reciprocitetit të plotë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – tregoi se pas 10 vitesh me Vuçiqin në krye, Serbia jo vetëm është mbështetur diplomatikisht në fund por ajo më nuk është as pjesë e dhomës së dialogut”, ka shkruar Trajkoviq.

Lexo edhe:  Tragjike: Vdes një punëtor i fabrikës “Linda Group”, ra në makinën për përzierjen e betonit