Lushtaku e Nura i ndajnë mirënjohje reperit Gold Ag

Gold Ag së fundi është shpërblyer me një mirënjohje. Kjo mirënjohje ka ardhur nga kryetari i Skënderajt, Fadil Nura.

Mirënjohja pasqyron vlerat dhe historitë e vendit përmes muzikës që kultivon.

Këtë e ka bërë të ditur Nura përmes një postimi në Facebook, u ka ndarë edhe fotografi gjatë takimit të tyre, e nuk ka munguar edhe Sami Lushtaku.

“Mirëpritem dhe i ndamë mirënjohje këngëtarit të mirënjohur Arian Agushi – Gold AG, që ruan lidhje të veçantë me qytetin e Skenderajt, për shkak të historisë dhe vlerave të trevës sonë, të cilat edhe i pasqyron nëpërmjet këngëve dhe muzikës që kultivon”, ka shkruar Nura në Facebook.

Lexo edhe:  Gjermania plan për rekrutimin e punonjësve të rinj, përfshihet edhe Kosova