Luizi nuk u përmbajt me Kiarën, dalin pamje nga nata e ‘nxehtë’ në dhomën luksoze

Luizi dhe Kiara, dy banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë nuk kanë kaluar një natë të zakonshme. Kiara ka kërkuar nga Vëllai i Madh që ajo dhe Luizi të kalojnë disa ditë vetëm në një dhomë.

Mbrëmjen e sotme Arbana ka zbuluar surprizën e Kiarës për Luizin duke ndarë pamjet nga dhoma ku çifti deri të martën do qëndrojnë bashkë.

Luizi u lumturua nga kjo surprizë e Kiarës e madje shprehu dëshirën që të shkojnë aty para se të mbaronte prime. E vetmja ankesë e Luizit ishte fakti që dhoma ka kamera, gjë që do e frenojë çiftin të kalojë momente intime. Megjithatë mbetet për tu parë ç’do ndodhë me të dy deri të martën brenda dhomës.
Luizi vazhdimisht e potenconte se e kishte të vështirë të përmbahej, derisa ata gjithë natën e kaluan pranë njëri-tjetrit. Kjo duket të ketë qenë një natë shumë e ‘nxehtë’ për dyshen, por aq edhe e sikletshme.

Shiko videon:

Lexo edhe:  I cilësonin si rivale, “thyhet akulli” mes Dafinës dhe Elvanës